Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 150 robër lufte
Rusia dhe Ukraina shkëmbyen këtë të mërkurë të burgosurit e luftës sipas formulës “150 për 150”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes. “Si rezultat i procesit të negociatave, 150 ushtarë rusë u kthyen nga territori nën kontrollin e regjimit të Kievit. Në këmbim, 150 robër lufte të Forcave të Armatosura të Ukrainës u transferuan”, thuhet në [...]Read More...

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen këtë të mërkurë të burgosurit e luftës sipas formulës “150 për 150”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Si rezultat i procesit të negociatave, 150 ushtarë rusë u kthyen nga territori nën kontrollin e regjimit të Kievit. Në këmbim, 150 robër lufte të Forcave të Armatosura të Ukrainës u transferuan”, thuhet në deklaratë.
Ushtarët rusë të liruar aktualisht ndodhen në Bjellorusi, ku, siç raportohet, po iu ofrohet ndihma e nevojshme psikologjike dhe mjekësore, si dhe u është dhënë mundësia të kontaktojnë edhe familjet e tyre.
“Të gjithë ushtarët e liruar do të transportohen në Rusi për trajtim dhe rehabilitim në objektet mjekësore të Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet në deklaratë.
Raportohet se Emiratet e Bashkuara Arabe ndërmjetësuan negociatat për shkëmbimin e të burgosurve, si dhe ofruan ndihma humanitare gjatë kthimit të luftëtarëve rusë.
Shkëmbimi i mëparshëm i robërve të luftës ka ndodhur më 15 janar, kur të dy vendet kanë shkëmbyer nga 25 të burgosur./abcnews.al