Rusia konfirmon se ka goditur infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Ukraina është detyruar të mbyllë furnizimin me energji në disa pjesë të qarkut pas një sulmi masiv rus këtë mëngjes.  Ministria ruse e mbrojtjes ka pranuar se ka kryer sulmet, duke thënë se goditi “objektet kritike të rëndësishme të infrastrukturës së gazit dhe energjisë” që “sigurojnë funksionimin e kompleksit industrial ushtarak të Ukrainës”, shkruan Sky [...]Read More...

Rusia konfirmon se ka goditur infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Ukraina është detyruar të mbyllë furnizimin me energji në disa pjesë të qarkut pas një sulmi masiv rus këtë mëngjes. 

Ministria ruse e mbrojtjes ka pranuar se ka kryer sulmet, duke thënë se goditi “objektet kritike të rëndësishme të infrastrukturës së gazit dhe energjisë” që “sigurojnë funksionimin e kompleksit industrial ushtarak të Ukrainës”, shkruan Sky News.

Si rezultat i goditjeve, kompania shtetërore e energjisë Ukrenergo raportoi ndërprerje emergjente të energjisë në rajonet Kharkiv, Sumy, Poltava, Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk dhe Kirovohrad.

Sulmi vjen një ditë pasi Ukraina tha se kishte kryer sulmin e saj më të madh të luftës deri më tani në objektet ushtarake të Rusisë – ndaj të cilit Moska premtoi një përgjigje./abcnews.al