Rusia ofron t’i shesë minerale të rralla SHBA-së, përfshin edhe tokat e pushtuara në Ukrainë
Presidenti rus, Vladimir Putin ofroi mbrëmjen e së hënës shitjen e mineraleve të rralla të Rusisë për kompanitë amerikane, duke përfshirë ato në Ukrainën e pushtuar nga Rusia. “Ne jemi gati të punojmë me partnerët tanë, përfshirë amerikanët”, tha Putin, duke shtuar se Rusia mund të rifillojë shitjen e aluminit në SHBA. “Ne padyshim kemi, [...]Read More...

Presidenti rus, Vladimir Putin ofroi mbrëmjen e së hënës shitjen e mineraleve të rralla të Rusisë për kompanitë amerikane, duke përfshirë ato në Ukrainën e pushtuar nga Rusia.
“Ne jemi gati të punojmë me partnerët tanë, përfshirë amerikanët”, tha Putin, duke shtuar se Rusia mund të rifillojë shitjen e aluminit në SHBA. “Ne padyshim kemi, dua të theksoj, shumë më shumë burime të këtij lloji sesa Ukraina ”, shtoi presidenti rus.
Ai tha gjithashtu se marrëveshjet e mundshme për eksplorimin e metaleve të rralla të tokës mund të shtrihen edhe në depozitat në territorin në Ukrainën lindore që Rusia ka pushtuar pas tre vjet aksioni ushtarak.
Më herët të hënën, Trump u tha gazetarëve në Uashington se “transaksionet kryesore të zhvillimit ekonomik me Rusinë” do të ndodhin. Brenda dy orëve nga deklarata e presidentit amerikan, Putin kryesoi një takim të paparalajmëruar me ministrat dhe këshilltarët e tij ekonomikë për metalet e rralla të tokës.
Rusia ka rezervat e pesta më të mëdha në botë të metaleve të rralla, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, pas Kinës, Brazilit, Indisë dhe Australisë./abcnews.al