“Evropa në një epokë të re pasigurie”/ Starmer: Britania do të rrisë shpenzimet për mbrojtje
Kryeministri britanik, Keir Starmer, është zotuar të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar në 2.5% të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2027, duke thënë të martën se Evropa është në një epokë të re pasigurie. Mbretëria e Bashkuar aktualisht shpenzon 2.3% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen dhe qeveria kishte [...]Read More...

Kryeministri britanik, Keir Starmer, është zotuar të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar në 2.5% të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2027, duke thënë të martën se Evropa është në një epokë të re pasigurie.
Mbretëria e Bashkuar aktualisht shpenzon 2.3% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen dhe qeveria kishte vendosur më parë një objektiv prej 2.5%, pa caktuar një datë, raporton AP.
Starmer u ka thënë ligjvënësve se rritja arrin në 13.4 miliardë funte shtesë, apo 17 miliardë dollarë në vit. Ai ka thënë se qëllimi është që shpenzimet e mbrojtjes të rriten në 3% të PBB-së deri në vitin 2035.
Për të paguar për këtë rritje, ndihma për zhvillim jashtë shtetit do të ulet nga 0.5% në 0.3% të të ardhurave kombëtare, sipas Starmerit.
Starmer ka thënë se njoftimi i tij nënkupton “rritjen më të madhe të qëndrueshme në shpenzimet e mbrojtjes që nga fundi i Luftës së Ftohtë” dhe se kjo është e nevojshme sepse siç ka thënë “tiranët si Putini i përgjigjen vetëm forcës”.
Njoftimi për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes ka ardhur teksa vendet evropiane përpiqen të forcojnë mbrojtjen e tyre kolektive pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump po transformon politikën e jashtme amerikane, duke lënë mënjanë Evropën.