Rusia sulmon Kievin me raketë balistike

Rusia ka goditur kryeqytetin ukrainas me një raketë balistike dhe ka lëshuar bomba rrëshqitëse në qytetin lindor të Harkivit, duke shkaktuar viktima dhe duke minuar edhe më shumë përpjekjet për çimentimin e një armëpushimi mes Moskës dhe Kievit. Zyrtarët në Kiev thanë se një person u vra dhe të paktën tre të tjerë u plagosën [...]Read More...

Rusia sulmon Kievin me raketë balistike

Rusia ka goditur kryeqytetin ukrainas me një raketë balistike dhe ka lëshuar bomba rrëshqitëse në qytetin lindor të Harkivit, duke shkaktuar viktima dhe duke minuar edhe më shumë përpjekjet për çimentimin e një armëpushimi mes Moskës dhe Kievit.

Zyrtarët në Kiev thanë se një person u vra dhe të paktën tre të tjerë u plagosën kur raketa balistike goditi një zonë industriale në pjesën jugore të Kievit mëngjesin e 6 prillit. Ky sulm nxiti zjarr dhe dëmtoi një depo dhe ndërtesa të tjera.

Sulmet ruse goditën kryesisht qarqet ku janë të vendosura bizneset dhe depo.

Në Kupijansk, qytet në lindje të Harkivit, forcat ruse sulmuan me bomba rrëshqitëse një qark të banuar, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke plagosur dy persona.

Shumica e qytetit, që është afër vijës së frontit, është evakuuar, teksa forcat ruse i janë afruar qytetit nga drejtimi i veriut.