Ja përse Armendi braktisi pagën 21.000 frangëshe dhe “ra” në 1540 sfr. në muaj
Paga e tij neto u tkur praktikisht brenda natës nga mbi 20,000 franga në muaj në 1,540 franga. "Dhe nuk kam qenë kurrë më mirë," thotë CEO duke shikuar prapa. The post Ja përse Armendi braktisi pagën 21.000 frangëshe dhe “ra” në 1540 sfr. në muaj appeared first on Albinfo.

Rasti i Armend Mustafës, një ndërmarrës i ri 29 vjeçar po bën bujë gjatëmuajit të fundit në mediat e Zvicrës gjermane. Kështu, pak javë më parë një gazetë shkruante për idenë e tij për të thyer tabunë që ekziston në Zvicër për të mos treguar lartësinë e pagës dhe kjo nismë e tij ka ngjallur një debat të fortë në media dhe jashtë tyre, shrkuan albinfo.ch. Një pjesë e konsiderueshme e zviceranëve, pajtohen me të dhe kërkojnë më shumë transparencë për pagat ndërsa pjesa tjetër, ajo më konservative (dhe më e moshuar) këmbëngul për të ruajtur të paprekshme këtë tabu.
Sot, gazeta tjetër zvicerane, (20 Minuten) ka bërë një portret të Armendit, duke u fokusuar në ndryshimet që kanë ndodhur në jetën e tij, pasi ka braktisur vendin e sigurt dhe të paguar shumë mirë të punës dhe ka themeluar një firmë private, që fillimisht i siguronte vetëm një të dhjetën e asaj që kishte fituar më parë. Se cilat janë arsyet e këtij ndryshimi drastik në jetën e tij dhe çfarë mesazhi dëshiron të dërgojë Armend Mustafa me veprimin e tij, tregon artikulli në vijim.
Javët 90-orëshe të punës, punë edhe gjatë gjithë natës dhe vetëm mëngjeset e së dielës i kishte pushim: Kështu e përshkruan Armendi karrierën e tij të mëparshme dhe, si CEO, tani po bën thirrje për më shumë transparencë pagash dhe një ekuilibër më të mirë mes punës dhe jetës.
Pavarësisht shkurtimit masiv të pagës, Armend Mustafa vendosi të lërë punën e tij të paguar mirë dhe të fillojë biznesin e tij.
Tek ish-punëdhënësi i tij, Armend Mustafa, atëherë 25 vjeç, fitonte gati një çerek milionë franga në një vit, transmeton albinfo.ch. Por për suksesin etij financiar atij i duhej të paguante një çmim të lartë në jetën e tij private. Ndërsa tani, 29 vjeçari agjent i rekrutimit i vetëpunësuar dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin për këtë problem edhe midis punonjësve të tjerë.
Mustafa ka punuar si drejtor menaxhues i një agjencie rekrutimi të punëtorëve dhe gjithashtu ka punuar në mënyrë të pavarur në “coaching” (trajnim). Ndërsa përpjekjet e tij dhanë rezultat financiarisht, jeta e tij private vuante gjithnjë e më shumë: ai punonte 90 deri në 120 orë në javë, shpesh rrinte zgjuar gjithë natën në zyrë dhe merrte maksimum dy javë pushime në vit.
“Praktikisht më munguan vitet e hershme të fëmijëve të mi dhe fitova mbi 20 kilogramë,” kujton ai.
“Për një kohë të gjatë i thosha vetes se ky ishte thjesht çmimi për një karrierë të suksesshme – financiarisht, e gjithë kjo padyshim ia vlente”, shprehet ai. Sipas deklaratave të tij, ai fitonte gati një çerek milion franga vetëm në një vit. “Por me kalimin e kohës, kupton: vetëm paratë nuk të bëjnë të lumtur; ke nevojë gjithashtu për kohë, shëndet dhe një mjedis të fortë personal.”
Armendi, tani 29-vjeçar dha dorëheqjen në vjeshtën e vitit 2021, pas pothuajse tre vjetësh me kompaninë, i dha fund aktiviteteve të tij private trajnuese dhe menjëherë pas kësaj themeloi agjencinë e tij të rekrutimit – kështu paga e tij neto u tkur praktikisht brenda natës nga mbi 20,000 franga në muaj në 1,540 franga. “Dhe nuk kam qenë kurrë më mirë,” thotë CEO duke shikuar prapa.
Atë e ndihmoi edhe fakti që, si mbajtësi kryesor i familjes së tij, ai ishte në gjendje të mbështetej në kursimet e tij në muajt e parë dhe se nuk kishte bërë një mënyrë jetese ekstravagante , as më parë: “Unë kurrë nuk kam pasur një mënyrë jetese që bëjnë ata me paga prej 20,000 frangash”, thotë Mustafa. Ndryshimi i punës i ka ndryshuar edhe pushimet e saj: “Bëj pushime të ndryshme e më shumë dhe “shkyqem” shumë më mirë. Mendoni: më parë punuar dy deri në tre orë në ditë, edhe kur isha me pushime”.
Veç kësaj, biznesi tashmë është përmirësuar – “gjashtë muajt e parë ishte dobët, ndoshta do të na duhej të bënim edhe shkurtime.” Por fakti që ai kishte tashmë një shtëpi dhe një veturë, ndihmoi atë dhe familjen të shmangnin nevojën për të përshtatur ndjeshëm standardin e tyre të jetesës: “Isha me fat, si të thuash, që kisha mjaft para të kursyera kur kuptova se nuk doja të vazhdoja më”, thotë Mustafa.
Kompania që ai themeloi, Meron AG, i kushton rëndësi të madhe ekuilibrit të mirë mes punës dhe jetës, duke ofruar gjashtë javë pushime, orë pune hibride dhe mundësinë për të punuar nga shtëpia ose në zyrë, përcjell albinfo.ch. “Nuk bëhet fjalë për të mos bërë asnjë përpjekje në punë, por ekuilibri duhet të jetë i duhuri. Në planin afatgjatë, nuk shpërblehet të sakrifikosh gjithçka për këtë punë”, thotë Mustafa.
Paga e tij tani është pak mbi mesataren prej 6,600 frangash në muaj – “dhe jam absolutisht i kënaqur me këtë”, thotë CEO. Krahasimi i pagave të tij dhe postimet e tjera që bëjnë thirrje për transparencë më të madhe të pagave dhe një ekuilibër më të shëndetshëm punë-jetë kanë gjeneruar një përgjigje të madhe me shumë reagime pozitive.
“Kjo është një shenjë e fortë – sigurisht që po shkon në drejtimin e duhur”, thotë ai
The post Ja përse Armendi braktisi pagën 21.000 frangëshe dhe “ra” në 1540 sfr. në muaj appeared first on Albinfo.