Rusia sulmon me dronë qytetet ukrainase
Sulmet ruse me dronë në qytetet ukrainase të Dnipros, Harkivit dhe Kramatorskut në orët e vona të 8 prillit kanë lënë të plagosur dhjetëra persona dhe kanë shkaktuar dëme në disa ndërtesa të banuara, thanë zyrtarët lokalë. Serhiy Lysak, guvernator i rajonit të Dnipropetrovskut, tha se “Dnipro ka pësuar më së keqi” nga sulmet ruse, [...]Read More...

Sulmet ruse me dronë në qytetet ukrainase të Dnipros, Harkivit dhe Kramatorskut në orët e vona të 8 prillit kanë lënë të plagosur dhjetëra persona dhe kanë shkaktuar dëme në disa ndërtesa të banuara, thanë zyrtarët lokalë.
Serhiy Lysak, guvernator i rajonit të Dnipropetrovskut, tha se “Dnipro ka pësuar më së keqi” nga sulmet ruse, të kryera gjatë natës. Sipas tij, të paktën 15 persona janë plagosur dhe shumica nga ta janë në gjendje të rëndë.
Lysak shtoi se sulmi në Dnipro ka dëmtuar 15 shtëpi private dhe dhjetëra automjete. Sipas tij, nga sulmet ruse janë dëmtuar dhjetëra ndërtesa biznesore, administrative dhe infrastrukturë tjetër e qytetit.
Në Harkiv dhe në Kramatorks po ashtu ka pasur sulme. Në Kramatorsk, në rajonin e Donjeckut, të paktën pesë persona janë plagosur.
Autoritetet lokale thanë se më shumë se 20 shpërthime janë dëgjuar në Harkiv, ku është raportuar për të paktën dy të plagosur.