Rutte niset për në Kosovë
Shefi i NATO-s, Mark Rutte është nisur për në Kosovë, nga Bosnja dhe Hercegovina. Këtë e ka bërë të ditur, ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zema. Ai ka publikuar fotografi në Facebook, të cilat tregojnë aeroplanin brenda të cilit është Rutte. Me rastin e ardhjes së tij në vendin tonë, policia ka bërë me

Shefi i NATO-s, Mark Rutte është nisur për në Kosovë, nga Bosnja dhe Hercegovina.
Këtë e ka bërë të ditur, ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zema. Ai ka publikuar fotografi në Facebook, të cilat tregojnë aeroplanin brenda të cilit është Rutte.
Me rastin e ardhjes së tij në vendin tonë, policia ka bërë me dije se gjatë kësaj vizite do të ketë ndërprerje të qarkullimit të trafikut në disa rrugë.
“Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës.
Shefi i NATO-s do të zhvillojë takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin me të cilën do të mbajë edhe konferencë për media, dhe më pas ai do të pritet edhe nga kryeministri, Albin Kurti./Klankosova.tv.