Ruzhdi Shehu premton se Juniku do të bëhet me pishinën e parë gjysmë olimpike
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Junikut dhe kryetar aktual i komunës, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se gjatë mandatit të tij të dytë do të ndërtohet pishina e parë gjysmë olimpike në këtë komunë. Shehu tha se ky projekt do të realizohet në përputhje me standardet e fundit ndërkombëtare […]

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Junikut dhe kryetar aktual i komunës, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se gjatë mandatit të tij të dytë do të ndërtohet pishina e parë gjysmë olimpike në këtë komunë.
Shehu tha se ky projekt do të realizohet në përputhje me standardet e fundit ndërkombëtare dhe do të ketë një vlerë prej rreth gjysmë milioni euro.
“Juniku do të bëhet me pishinë e parë gjysmë olimpike. Ky projekt do kap vlerën rreth gjysmë milioni euro dhe do të realizohet gjatë mandatit tonë të dytë në përputhje me standardet e fundit ndërkombëtare. Urime të gjithëve”, ka shkruar Shehu.
Ai shtoi se më 12 tetor qytetarët e Junikut do të votojnë për ta kompletuar transformimin e komunës, duke besuar se LDK do të fitojë pa balotazh.