Sa ulëse do t’i kenë partitë politike në Parlament
Lëvizja Vetëvendosje do të jetë sërish forca më e madhe parlamentare në Kosovë, sipas projeksionit të KOHËS për rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Megjithatë, nga mbi 50 deputetë që kishte siguruar në zgjedhjet e shkuara, tash kjo parti sipas kalkulimit të ri do t’i marrë 47 ulëse. VV-ja i ka fituar 42.3 për qind […] The post Sa ulëse do t’i kenë partitë politike në Parlament appeared first on Albinfo.

Lëvizja Vetëvendosje do të jetë sërish forca më e madhe parlamentare në Kosovë, sipas projeksionit të KOHËS për rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Megjithatë, nga mbi 50 deputetë që kishte siguruar në zgjedhjet e shkuara, tash kjo parti sipas kalkulimit të ri do t’i marrë 47 ulëse.
VV-ja i ka fituar 42.3 për qind të votave, sipas projeksionit pa diasporën, transmeton albinfo.ch.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike do t’i kenë të dyja nga 23 ulëse në Kuvend.
Koalicioni AAK-Nisma do të jetë grupi i katërt me 7 deputetë.
The post Sa ulëse do t’i kenë partitë politike në Parlament appeared first on Albinfo.