Sadiku: Kosova ka nevojë për një Qeveri stabile

Analisti politik Arbnor Sadiku vuri theksin se kur preken mediat, preket edhe demokracia. Sipas tij, kryeministri Kurti ka mbetur parti e parë dhe ka mundësinë të formojë qeverinë . Sadiku theksoi se kërkesa për një qeverisje pragmatike është një nevojë e qartë për të adresuar çështjet e rëndësishme që ka Kosova, siç janë marrëdhëniet me

Sadiku: Kosova ka nevojë për një Qeveri stabile


Analisti politik Arbnor Sadiku vuri theksin se kur preken mediat, preket edhe demokracia.

Sipas tij, kryeministri Kurti ka mbetur parti e parë dhe ka mundësinë të formojë qeverinë . Sadiku theksoi se kërkesa për një qeverisje pragmatike është një nevojë e qartë për të adresuar çështjet e rëndësishme që ka Kosova, siç janë marrëdhëniet me Serbinë, Asociacioni dhe përmirësimi i raporteve me bashkësinë ndërkombëtare.

‘’Partia e kryeministrit prapë është e para dhe mund ta formojë qeverinë. Këta kërkojnë një qeverisje pragmatike e cila i shtrinë këto probleme që i ka Kosova në raport me Serbinë, Asociacioni dhe të tjerat e presin edhe rregullimi i raporteve me bashkësinë ndërkombëtar’’, tha Sadiku.

Ai shtoi se Kosova ka nevojë për një qeveri më të qëndrueshme dhe më të madhe, jo për një qeveri që është e varur nga 61 deputetë që mund të lëvizin nëse nuk plotësohen disa interesa personale, duke çuar në një qeveri të paqëndrueshme.

‘’Kosova ka nevojë për një qeveri më të madhe e jo e cila varet në tehun e shpatës që mund t’i ketë 61 deputetë pasi ata mund të lëvizin’’, përfundoi Sadiku.