Sali Berisha fluturon drejt Gjermanisë, për herë të parë pas ndryshimit të masës së sigurisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për herë të parë pas ndryshimit të masës së sigurisë nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’, është larguar këtë të premte jashtë Shqipërisë. Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja Liri dhe djali Shkëlzen, janë fotografuar në avion gjatë flurimit drejt Gjermanisë, nga një mbështetës i tij, i cili ka qenë […] The post Sali Berisha fluturon drejt Gjermanisë, për herë të parë pas ndryshimit të masës së sigurisë appeared first on InfoShqip.com.

Sali Berisha fluturon drejt Gjermanisë, për herë të parë pas ndryshimit të masës së sigurisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për herë të parë pas ndryshimit të masës së sigurisë nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’, është larguar këtë të premte jashtë Shqipërisë.

Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja Liri dhe djali Shkëlzen, janë fotografuar në avion gjatë flurimit drejt Gjermanisë, nga një mbështetës i tij, i cili ka qenë rastësisht pasagjerë së bashku me ta.

Berisha ka njoftuar ditë më parë Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion se nuk do të jetë i pranishëm për respektimin e masës ‘detyrim paraqitje’ të hënën e 3 shkurtit, pasi do të jetë në Gjermani, në një takim që do të zhvillojë atje me simpatizantët e tij për të kërkuar votën e diasporës në zgjedhjet e 11 majit.

Ky është udhëtimi i parë jashtë territorit për Berishës që pas dhënies së vendimin ‘arrest shtëpie’ në dhjetor 2023.

The post Sali Berisha fluturon drejt Gjermanisë, për herë të parë pas ndryshimit të masës së sigurisë appeared first on