Sallahu pasi shefja s’iu bë kryekuvendare: Opozita të na e votojnë, pastaj shkojmë në zgjedhje

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se pas zhbllokimit të situatës në Kuvendin e Kosovës, duhet që opozita të votojë kandidaten e VV-së për kryetare të Kuvendit, meqë i takon VV-së sipas Kushtetutës. Pas kësaj, Sallahu ka thënë se duhet pajtim i të gjitha partive politike në formë të shkruar për të

Sallahu pasi shefja s’iu bë kryekuvendare: Opozita të na e votojnë, pastaj shkojmë në zgjedhje

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se pas zhbllokimit të situatës në Kuvendin e Kosovës, duhet që opozita të votojë kandidaten e VV-së për kryetare të Kuvendit, meqë i takon VV-së sipas Kushtetutës.

Pas kësaj, Sallahu ka thënë se duhet pajtim i të gjitha partive politike në formë të shkruar për të shpërndarë Kuvendin dhe për të shkuar në zgjedhje të reja.

“Opozita më në fund ra në linja ligjore dhe kushtetuese për sa i përket votimit të raportit për verifikim të mandatave dhe kuorumit. Pra, ata kanë bërë sjellje jokushtetuese, e jo ne.

Tash duhet opozita të votojë kandidaten për kryetare të Kuvendit, meqë edhe na takon sipas Kushtetutës dhe pas kësaj, duhet një pajtim i të gjitha partive politike në formë të shkruar në mënyrë që të shpërndahet Kuvendi dhe të shkojmë në zgjedhje. Kjo është ecje përmes shtratit kushtetues!”, ka shkruar Sallahu.

LVV ka dështuar sot dy herë për të marrë votat e mjaftueshme për të zgjedhur kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun.