Salvini kundër Macron: Refuzojmë një ushtri evropiane nën urdhrat e një të çmenduri që flet për luftë bërthamore
Zëvendës kryeministri i qeverisë italiane, Matteo Salvini ka sulmuar presidentin francez, Emmanuel Macron, duke u shprehur kundër një ushtrie evropiane. “Ne hedhim poshtë mundësinë e një ushtrie evropiane nën komandën e një të çmenduri si Macron, i cili i referohet luftës bërthamore”, tha Salvini. “Për sa i përket luftës në Ukrainë, linja e qeverisë sonë [...]Read More...

Zëvendës kryeministri i qeverisë italiane, Matteo Salvini ka sulmuar presidentin francez, Emmanuel Macron, duke u shprehur kundër një ushtrie evropiane.
“Ne hedhim poshtë mundësinë e një ushtrie evropiane nën komandën e një të çmenduri si Macron, i cili i referohet luftës bërthamore”, tha Salvini.
“Për sa i përket luftës në Ukrainë, linja e qeverisë sonë është solide. Nuk ka absolutisht asnjë shans që ne të dërgojmë ushtarët tanë. Nuk ka asnjë mënyrë që ne të përdorim fondet e Fondit të Kohezionit për të blerë armë, në vend që të zhvillojmë rajone të ndryshme të vendit tonë,” shtoi Salvini.
Më herët kryeministria italiane Giorgia Meloni është shprehur në favor të mbështetjes së Ukrainës, por beson se dërgimi i ushtarëve evropianë nuk është një zgjidhje e përshtatshme./abcnews.al