Samiti në Paris/ Presidenti francez: Evropa duhet të përforcojë mbrojtjen e saj
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mirëpritur rolin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në bisedimet e paqes për Ukrainën duke nënvizuar se janë në “kontakt të vazhdueshëm”. Ai ka thënë se qëllimi i koalicionit është i dukshëm. “Në thelb, për ta fituar paqen, ne duhet ta vendosim Ukrainën në pozicionin më [...]Read More...

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mirëpritur rolin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në bisedimet e paqes për Ukrainën duke nënvizuar se janë në “kontakt të vazhdueshëm”.
Ai ka thënë se qëllimi i koalicionit është i dukshëm. “Në thelb, për ta fituar paqen, ne duhet ta vendosim Ukrainën në pozicionin më të mirë të mundshëm për të negociuar dhe për të garantuar se paqja e negociuar do të zgjasë dhe mbi të gjitha është e qëndrueshme”, ka deklaruar Macron pas samitit të zhvilluar në Paris mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe disa prej vendeve anëtare të NATO-s .
Macron më pas thotë se secili anëtar në diskutimin e sotëm ra dakord se Evropa duhet të përforcojë mbrojtjen e saj.
Ai po ashtu ka ripërsëritur deklaratat e liderëve të tjerë evropianë, duke thënë se “asnjë sanksion nuk duhet të hiqet” kundër Rusisë, derisa paqja të vendoset njëherë e mirë.
Sa u përket garancive të sigurisë, Macron ka thënë se një aspekt kyç i sigurisë së Ukrainës është që ajo të ketë një ushtri të fortë dhe të pajisur mirë, pasi të konkludohet një marrëveshje armëpushimi.