“Sanksionet e Trump nuk na trembin”, Moska: Do arrijmë qëllimet tona në Ukrainë

Rusia i kundërpërgjigjet kërcënimit të Donald Trump për më shumë sanksione ndaj tyre duke thënë se asgjë nuk do ta ndal Moskën të arrijë qëllimet e saj në Ukrainë. Trump reagoi pas sulmeve që lanë 5 persona të vrarë dhe mbi 18 të tjerë të plagosur në Ukrainë dhe shkroi se palët duhet të ulen [...]Read More...

“Sanksionet e Trump nuk na trembin”, Moska: Do arrijmë qëllimet tona në Ukrainë

Rusia i kundërpërgjigjet kërcënimit të Donald Trump për më shumë sanksione ndaj tyre duke thënë se asgjë nuk do ta ndal Moskën të arrijë qëllimet e saj në Ukrainë.

Trump reagoi pas sulmeve që lanë 5 persona të vrarë dhe mbi 18 të tjerë të plagosur në Ukrainë dhe shkroi se palët duhet të ulen në tryezën e negociatave përpara se të jetë tepër vonë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse Maria Zakharova në një prononcim për CNN u shpreh se Shtetet e Bashkuara që kanë kanë qenë mbështetësi më i madh i Kievit në këtë luftë e kanë kuptuar se Ukraina nuk mund ta fitojë këtë luftë në fushëbetejë. Zakharova u shpreh se Rusia ka duruar kaq shumë sanksione dhe se asgjë nuk do ta ndal atë.

Presidenti Amerikan i cili vijon këmbënguljen e tij për të mbyllur sa më parë luftën në Europën Lindore u shpreh këtë të premte nga Zyra Ovale se për të është e më e lehtë të Komunikojë me Rusinë për fundin e luftës sesa me Ukrainën. Trump shtoi se është Moska ajo që ka kartat e kësaj lufte në duar ndërsa deklaroi se beson që Putin dëshiron Paqe.

“E besoj atë, e besoj kur thotë se dëshiron paqe. Shikoni si është puna ne jemi shumë mire me Rusinë , por tani ata po bombardojnë fuqishëm Ukrainën. Nga ana tjetër ne e kemi më të vështirë të merremi vesh me Ukrainën.  Ata nuk i kanë kartat në duart e tyre. Në termat e arritjes së një marrëveshje për ne është me e lehtë për ne të komunikojmë me Rusinë sepse ata kanë kartat e kësaj lufte në duart e tyre. E bëre deklaratën për sanksionet për Moskën sepse po përpiqem të ndihmojë Ukrainën.”, tha Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë refuzoi të komentonte kërkesat e Ukrainës dhe Europës që Uashingtoni të ofrojë garanci sigurie për Kievin pas luftës duke thënë se prioriteti I tij kryesor është ti jap fund sa më parë këtij konflikti./abcnews.al