SBB me rekorde, por s’do të ketë linjë drejt Londrës

Pas nxjerrjes së fitimeve të hekurudhave zvicerane, SBB u dha gazetarëve një pasqyrë të të menduarit të saj për të ardhmen. SBB thotë se fiton para nga linjat ndërkombëtare dhe dëshiron të ketë më shumë shërbime në qytete të tjera evropiane, veçanërisht në Francë, Spanjë dhe Itali. Po kërkon të blejë trena të rinj me […] The post SBB me rekorde, por s’do të ketë linjë drejt Londrës appeared first on Albinfo.

SBB me rekorde, por s’do të ketë linjë drejt Londrës

Pas nxjerrjes së fitimeve të hekurudhave zvicerane, SBB u dha gazetarëve një pasqyrë të të menduarit të saj për të ardhmen.

SBB thotë se fiton para nga linjat ndërkombëtare dhe dëshiron të ketë më shumë shërbime në qytete të tjera evropiane, veçanërisht në Francë, Spanjë dhe Itali. Po kërkon të blejë trena të rinj me shpejtësi të lartë, transmeton albinfo.ch.

Por ajo “derdhi ujë të ftohtë” mbi shpresat për një shërbim në Londër. SBB thotë se në rastin më të mirë jo para vitit 2030 – por edhe atëherë, ka pengesa të mëdha.

Duhet të gjejë një rrugë dhe stacionet duhet të përshtaten për t’u kujdesur për rregullat e imigracionit pas Brexit.

Por Hekurudhat Federale Zvicerane theksuan se e konsiderojnë rrugën midis Gjenevës dhe Lozanës si një prioritet për dekadat e ardhshme pasi përdorimi pritet të rritet me 50% deri në vitin 2050.

The post SBB me rekorde, por s’do të ketë linjë drejt Londrës appeared first on Albinfo.