Scholz kundër Trump për Gazën dhe Gjykatën Penale Ndërkombëtare
Pavarësisht sezonit zgjedhor dhe çështjeve të brendshme, kancelari Olaf Scholz u pozicionua nga Ludwigsburg për planet e Trump për Gazën dhe vendosjen e sanksioneve ndaj ICC. Përgjigje nga Berlini “Ne nuk duhet të transferojmë popullsinë e Gazës në Egjipt,” tha kancelari gjerman nga qyteti i Ludwigsburg në Baden-Württemberg, ku zhvilloi një turne të fushatës zgjedhore [...]Read More...

Pavarësisht sezonit zgjedhor dhe çështjeve të brendshme, kancelari Olaf Scholz u pozicionua nga Ludwigsburg për planet e Trump për Gazën dhe vendosjen e sanksioneve ndaj ICC.
Përgjigje nga Berlini
“Ne nuk duhet të transferojmë popullsinë e Gazës në Egjipt,” tha kancelari gjerman nga qyteti i Ludwigsburg në Baden-Württemberg, ku zhvilloi një turne të fushatës zgjedhore të premten.
Siç tha ai, duke hedhur poshtë propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për Rripin e Gazësm duhet bërë çdo përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme dhe për të siguruar bashkëjetesën paqësore midis një shteti të ardhshëm të Palestinës dhe Izraelit.
Zëdhënësi i kancelarit Steffen Heppestreit tha të mërkurën se “qeveria gjermane po punon intensivisht për zgjidhjen me dy shtete“, duke theksuar se “siguria e Izraelit dhe e drejta për të ekzistuar janë të panegociueshme”, por në të njëjtën kohë, palestinezët gjithashtu kanë nevojë për një perspektivë përmes një shteti palestinez.
“Sanksionet kundër GJNP-së janë të gabuara”
Kancelari gjerman kritikoi gjithashtu ashpër sanksionet e kërcënuara kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare “në dorë” të Trump, për urdhër-arrestin ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. “Unë nuk mendoj se është e drejtë të vendosen sanksione ndaj ICC.”
Siç tha ai, zemërimi mund të jetë i kuptueshëm dhe real, por “sanksionet janë mjeti i gabuar” kundër një institucioni ndërkombëtar që siguron që “diktatorët e këtij planeti nuk mund të persekutojnë thjesht njerëzit dhe të fillojnë luftëra”./abcnews.al