Scholz me premtim të fortë për Kosovën dhe Ballkanin

Welcome to Kosova Today

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se ai dhe shtetit i tij, janë mbështetës të pa rezervë që Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja, dhe Serbia, të anëtarësohen në Bashkim Evropian, dhe këtë pa vonesa por me një proces të bazuar në merita. “Si kancelar i Gjermanisë, unë angazhohem shumë që […]

Scholz me premtim të fortë për Kosovën dhe Ballkanin

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se ai dhe shtetit i tij, janë mbështetës të pa rezervë që Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja, dhe Serbia, të anëtarësohen në Bashkim Evropian, dhe këtë pa vonesa por me një proces të bazuar në merita.

“Si kancelar i Gjermanisë, unë angazhohem shumë që vendet e Ballkanit Perëndimor, të kenë një të ardhme në Bashkimin Evropian. Procesi i integrimit është i vonuar dhe premtimi për anëtarësim është i vjetër 20 vjet, dhe kjo ndodhi në Selanik më 2004. Nga atëherë nuk ka ndodhur shumë përparim, prandaj tani është kaq e rëndësishme që kjo të shihet e të ndodh, tha Scholz, të hënën nga Berlini, në një konferencë të përbashkët që e kishte me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq, raporton Klankosova.tv.

Përderisa e përgëzoi, republikën malazeze për siç tha reformat që po i bënë drejt hyrjen në BE, kancelari i dha peshë të madhe këtij shteti edhe për atë që e quan rolin që e ka në ndërtimin e urave, e ku do ta ketë mbështetjen gjermane.

“Dhe kjo shkon në veçanti për marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë, pastaj për situatën e komplikuar në Bosnjë Hercegovinë, prandaj është e rëndësishme që të kujdesemi për këto gjëra, sepse në fund të ditës ato kanë një rëndësi të madhe”,shtoi Scholz, që përmendi edhe rëndësinë që e ka “Procesi i Berlinit”.

Nga ana e tij, Spajiq, tha se Mali i Zi, do angazhohet për të përmbushur kushtet drejt hyrjes në Bashkim Evropian,ku sipas tij e ka vendin i gjtihë rajoni me gjashtë republika.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kancelari Gjermanis Scholz Kosova Shqip Maqedonia Veriut Bosnja Serbia Bashkim Evropian Ballkanit Bashkimin Procesi Selanik Berlini Malit Millojko Spajiq Klankosova Kosov Serbis Bosnj Hercegovin Berlinit

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kancelari Gjermanis Scholz Kosova Shqip Maqedonia Veriut Bosnja Serbia Bashkim Evropian Ballkanit Bashkimin Procesi Selanik Berlini Malit Millojko Spajiq Klankosova Kosov Serbis Bosnj Hercegovin Berlinit

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online