Sejdiu uron Pavarësinë e Kosovës, kërkon kujdes të shtuar në raport me qëndrimet shtetërore ndaj arenës ndërkombëtare
Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke thënë se vendi ka arritur të përmbushë ambicien për shtet të lirë. “Kosova është një përmbushje e ambicieve, e dashurisë apo vullnetit për të mbërrite për t’u demonstruar si shtet i lirë”, ka thënë ai në RTK. Sejdiu ka kërkuar kujdes
Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke thënë se vendi ka arritur të përmbushë ambicien për shtet të lirë.
“Kosova është një përmbushje e ambicieve, e dashurisë apo vullnetit për të mbërrite për t’u demonstruar si shtet i lirë”, ka thënë ai në RTK.
Sejdiu ka kërkuar kujdes të shtuar në raport me qëndrimet shtetërore ndaj arenës ndërkombëtare.
“Në dialog të reflektojë interesi i cili kapërcen kufijtë partiak. Nëse një elitë politike kornizohet me kufijtë partiak, është e rrezikshme nëse lihet pjesa tjetër anash, jo për vota por për çështje zhvillimi”, ka thënë Sejdiu i cili në 2008 ka qenë president në kohën kur Kosova shpalli pavarësinë.