Sekretari amerikan i Mbrojtjes shënon një tjetër skandal
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth është përfshirë sërish në një tjetër skandal. Sipas asaj që raporojnë mediat e huaja thuhet se nëpër aplikacionit Signal ai ndau plane të detajuara në lidhje me një operacion ushtarak kundër Houthis në Jemen, në një bisedë me gruan e tij, vëllanë dhe avokatin. Kjo wshtw biseda e dytw [...]Read More...

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth është përfshirë sërish në një tjetër skandal. Sipas asaj që raporojnë mediat e huaja thuhet se nëpër aplikacionit Signal ai ndau plane të detajuara në lidhje me një operacion ushtarak kundër Houthis në Jemen, në një bisedë me gruan e tij, vëllanë dhe avokatin.
Kjo wshtw biseda e dytw e tij nw Signal dhe qw ngre mw shumw pyetje nw lidhje me përdorimin e një sistemi mesazhesh ku janë ndarë detaje shumë të ndjeshme sigurie. Sekretari amerikan i Mbrojtjes ndau informacione të sulmit ashtu siç bëri edhe muajin e kaluar, rast i cili u zbulua nga revista The Atlantic. Kryeredaktori i saj Jeffrey Goldberg, u përfshi gabimisht në grupin e komunikimit.
Sipas New York Times, zyrtarët e Pentagon-it e kishin paralajmëruar sekretarin disa ditë më parë se ai nuk duhet të diskutonte informacione për sulmet në Yemen në Signal, një shërbim i koduar i mesazheve që konsiderohet më pak i sigurt se kanalet zyrtare që zakonisht përdoren për të dhëna të ndjeshme./abcnews.al