Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, më 11 mars viziton Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, më 11 mars (e martë) do ta vizitojë Kosovën. Rutte do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Sipas njoftimit, sekretari i NATO-s do të ketë konferencë për media me Osmanin rreth orës 15:00. Veç liderëve të institucioneve të Kosovës, Rutte, i shoqëruar nga ambasadorët […] The post Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, më 11 mars viziton Kosovën appeared first on Albinfo.

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, më 11 mars viziton Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, më 11 mars (e martë) do ta vizitojë Kosovën.

Rutte do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Sipas njoftimit, sekretari i NATO-s do të ketë konferencë për media me Osmanin rreth orës 15:00.

Veç liderëve të institucioneve të Kosovës, Rutte, i shoqëruar nga ambasadorët e vendeve anëtare të kësaj aleance, do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, ambasadorin e BE-së, Aivo Orav, shefin e EULEX-it, Giovanni Barbano e shefen e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.

Është kjo vizita e parë e Ruttes në Kosovë prej kur u emërua sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

The post Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, më 11 mars viziton Kosovën appeared first on Albinfo.