Sekuestrohen 50 fishekë nga valixhja e një pasagjeri në Aeroportin e Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën ka sekuestruar 50 fishekë të cilët janë zënë në valixhen e një pasagjeri në ardhje në Aeroportin e Prishtinës. “Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishekë. Nga i dyshuari është sekuestruar municionit dhe me vendim […] The post Sekuestrohen 50 fishekë nga valixhja e një pasagjeri në Aeroportin e Prishtinë appeared first on Albinfo.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën ka sekuestruar 50 fishekë të cilët janë zënë në valixhen e një pasagjeri në ardhje në Aeroportin e Prishtinës.
“Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishekë. Nga i dyshuari është sekuestruar municionit dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin.
The post Sekuestrohen 50 fishekë nga valixhja e një pasagjeri në Aeroportin e Prishtinë appeared first on Albinfo.