Sekuestrohet kanabis me vlerë 2.2 milion Euro në një qark të Irlandës
Një sasi kanabisi që arrinte vlerën marramendëse prej 2.2 milionë Euro është sekuestruar nga autoritetet në qarkun Donegal, (Donegal është një qark i cili ndodhet në Irlandë). Policia dhe oficerët e të ardhurave kapën drogën në Lifford të martën në një operacion të përbashkët që përfshin Byronë Kombëtare të Drogave dhe Krimit të Organizuar Garda [...]Read More...

Një sasi kanabisi që arrinte vlerën marramendëse prej 2.2 milionë Euro është sekuestruar nga autoritetet në qarkun Donegal, (Donegal është një qark i cili ndodhet në Irlandë).
Policia dhe oficerët e të ardhurave kapën drogën në Lifford të martën në një operacion të përbashkët që përfshin Byronë Kombëtare të Drogave dhe Krimit të Organizuar Garda dhe Njësinë e Divizionit të Drogave Donegal dhe Shërbimin Doganor të të Ardhurave.
Në operacion u sekuestruan rreth 112 kg kanabis me një vlerë të vlerësuar prej 2.2 milion €. Sipas asaj që kanë arritur të mësojnë mediat e huaja, dy burra rreth të 30-ve janë arrestuar në lidhje me sasinë e kapur. Aktualisht ata ndodhen në paraburgim, ndërkohë që hetimet vazhdojnë nëse ka persona të tjetrë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./abcnews.al