Serbia i refuzon vizitën në Preshevë ministrit Ҫeku
Serbia i ka refuzuar kërkesën për vizitë në Preshevë, ministrit të Kulturës në qëverinë e Kosovës, Hajrullah Ҫekut. Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani. “Serbia sërish ndalon Ministrin e Kosovës–diskriminimi ndaj shqiptarëve vazhdon! Për herë të dytë, pushteti i Vuçiqit ndalon Ministrin Hajrulla Çeku të vizitojë Preshevën! Ky është një […] The post Serbia i refuzon vizitën në Preshevë ministrit Ҫeku appeared first on Albinfo.

Serbia i ka refuzuar kërkesën për vizitë në Preshevë, ministrit të Kulturës në qëverinë e Kosovës, Hajrullah Ҫekut.
Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.
“Serbia sërish ndalon Ministrin e Kosovës–diskriminimi ndaj shqiptarëve vazhdon! Për herë të dytë, pushteti i Vuçiqit ndalon Ministrin Hajrulla Çeku të vizitojë Preshevën! Ky është një tjetër akt i politikës nacionaliste serbe, e cila fshihet pas një fasade pro-evropiane, por në realitet ushqen një regjim autoritar që shkel të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve. Fatkeqësisht, ky regjim vazhdon të përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeostrategjike, ndërsa shqiptarët e Luginës përballen me diskriminim dhe izolim. Por ne nuk ndalemi”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch.
The post Serbia i refuzon vizitën në Preshevë ministrit Ҫeku appeared first on Albinfo.