Serbia pasivizon adresat e shqiptarëve, Lutfiu dhe Kamberi bisedojnë me Lajçakun për sfidat e Luginës

Welcome to Kosova Today

Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar (KNSh), Nevzad Lutfiu bashkë me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin kanë takuar emisarin e Bashkimit Evropian (BE), Miroslav Lajçak me të cilin kanë biseduar për sfidat nëpër të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës. Këtë e bëri të ditur Lutfiu përmes një postimi në rrjetin social në […]

Serbia pasivizon adresat e shqiptarëve, Lutfiu dhe Kamberi bisedojnë me Lajçakun për sfidat e Luginës

Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar (KNSh), Nevzad Lutfiu bashkë me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin kanë takuar emisarin e Bashkimit Evropian (BE), Miroslav Lajçak me të cilin kanë biseduar për sfidat nëpër të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës.

Këtë e bëri të ditur Lutfiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebok duke shkruar se ata e informuan Lajçakun edhe për mosgatishmërinë e shtetit për të integruar shqiptarët nëpër institucione shtetërore.

“E njoftuam Lajçak për hezitimin dhe mosgatishmërinë e shtetit për të integruar shqiptarët nëpër institucione shtetërore e për gatishmërinë që sistemi shtetëror e ka treguar për pasivizimin e shqiptarëve. Mosintegrimi i shqiptarëve në institucione i bënë institucionet jokredibile e diskriminuese, ndërsa aplikimi i pasivizimit tendencioz në vendet ku jetojnë shqiptarët mundëson ndryshimin e strukturës etnike në ato vendbanime. Medvegja është shembulli më i mirë”, tha Lutfiu.

Ai po ashtu tha se Lajçakun e kanë njoftuar edhe për rëndësinë dhe impaktin që për të diplomuarit nga Lugina do të kishte njohja e diplomave të Kosovës dhe se njohja e tyre do të nënkuptonte mundësi për një perspektivë të re për Luginën.

“Mungesa e vullnetit politik për ta zhvilluar Luginën e Preshevës ekonomikisht, pasqyrohet më së miri me bojkotin total të shtetit në sjelljen e investitorëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Prandaj edhe komunat e banuara me shqiptarë janë ndër komunat më të pazhvilluara në vend.

Infrastruktura e shkatërruar shkollore në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, përskaj moslejimit të teksteve shkollore dhe mungesës së tyre në gjuhën shqipe, vëshirëson edhe më shumë procesin edukativo – arsimor tek nxënësit shqiptarë.

E ardhmja evropiane duhet të jetë e vetmja rrugë për Ballkanin Perëndimor ndërsa të drejtat e njeriut dhe pakicave duhet të jenë parakusht esencial i vazhdimit të rrugës së mëtejme drejtë Bashkimit evropian”, ka shkruar Lutfiu. /Telegrafi/

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryetari Nacional Shqiptar Nevzad Lutfiu Parlamentin Serbis Shaip Kamberin Bashkimit Evropian Miroslav Lugin Facebok Mosintegrimi Medvegja Lugina Kosov Mungesa Preshev Bujanoc Medvegj Prandaj Infrastruktura Ballkanin Telegrafi

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryetari Nacional Shqiptar Nevzad Lutfiu Parlamentin Serbis Shaip Kamberin Bashkimit Evropian Miroslav Lugin Facebok Mosintegrimi Medvegja Lugina Kosov Mungesa Preshev Bujanoc Medvegj Prandaj Infrastruktura Ballkanin Telegrafi

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online