Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Shtëpia e Big Brother VIP Albania përjetoi një sfidë të veçantë, ku banorët nuk duhej të reagonin, pavarësisht se kush hynte brenda. Sfida testoi vetëkontrollin dhe emocionet e tyre, ndërsa në shtëpi u futën personazhe të ndryshëm, përfshirë ish-banorë dhe të afërm të tyre. Megjithatë, momenti më prekës erdhi kur nipi i Rozana Radit u […] The post Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj appeared first on InfoShqip.com.

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Shtëpia e Big Brother VIP Albania përjetoi një sfidë të veçantë, ku banorët nuk duhej të reagonin, pavarësisht se kush hynte brenda.

Sfida testoi vetëkontrollin dhe emocionet e tyre, ndërsa në shtëpi u futën personazhe të ndryshëm, përfshirë ish-banorë dhe të afërm të tyre.

Megjithatë, momenti më prekës erdhi kur nipi i Rozana Radit u bë pjesë e surprizës.

Rozana, e cila fillimisht u përpoq të përmbahej, nuk i mbajti dot lotët, por tregoi forcë dhe nuk e theu sfidën duke mos e përqafuar atë.

Në përpjekje për të përballuar emocionet, ajo u ul në oborr, ndërsa nipi i saj u afrua pranë saj, duke krijuar një moment tejet prekës.

Banorët e tjerë qëndruan pranë Rozanës, duke e mbështetur dhe duke u përpjekur ta ngushëllonin.

Në mes të gjithë kësaj situate, Laerti u përpoq ta çdramatizonte momentin me humor, duke i thënë: “Mos bëj kështu, se do të më kalojë dhëmballa”, duke sjellë një buzëqeshje mes lotëve.

Ndërkohë, jo të gjithë banorët e ruajtën qetësinë gjatë sfidës. Gjesti nuk mundi të përmbahej kur pa qenin e tij duke hyrë në shtëpi dhe e theu sfidën duke e përqafuar.

Kjo shkelje bëri që çmimi i madh të ulej.

The post Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj appeared first on