Shabani i PDK-së: Premtimi për ndërtimin e banesave sociale, mbetët vetëm kauzë e rrejshme e VV-së

Welcome to Kosova Today

Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, një herit anëtar në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, thotë për FrontOnline se premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje, për ndërtimin e banesave sociale po mbetët thjeshtë premtim dhe se deri më tani nuk është realizuar. ‘’Kjo është pjesë e atyre premtimeve që ka dhënë. Tash po bëhen gati […]

Shabani i PDK-së: Premtimi për ndërtimin e banesave sociale, mbetët vetëm kauzë e rrejshme e VV-së

Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, një herit anëtar në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, thotë për FrontOnline se premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje, për ndërtimin e banesave sociale po mbetët thjeshtë premtim dhe se deri më tani nuk është realizuar.

‘’Kjo është pjesë e atyre premtimeve që ka dhënë. Tash po bëhen gati pesë vite prej kur e ka dhënë premtimin, unë dyshoj se ka me realizuar këtë premtim gjatë këtij mandati’’, thekson ai

Si anëtar i komisionit të lartë cekur, deputeti Shabani thotë se nuk ka ndonjë informacion nëse ka fillu ndërtimi i banesave sociale.

‘’Unë nuk kam ndonjë informacion që ka filluar ndërtimi. Ne si komision nuk kemi ndonjë raport për ndërtimin e tyre’’ shton ai.

Për deputetin Shabani, premtimi për ndërtimin e banesave social do të mbetët sikurse kauzat dhe premtimet tjera mashtruese.

‘’Kjo mbetët vetëm sikur premtimet tjera, sikur kauzat tjera, mbetët premtim dhe kauzë mashtruese” përfundon ai për FrontOnline.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Deputeti Shabani Komisionin Mjedis Ushqim Planifikim Zhvillim FrontOnline

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Deputeti Shabani Komisionin Mjedis Ushqim Planifikim Zhvillim FrontOnline

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online