Shahini kërkon nga qeveritarët që ta shmangin nga diskursi termi luftë: Frikëson investitorët

Welcome to Kosova Today

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin ekonomik. Ai ka bërë me dije se përmendja e këtij termi frikëson investitorët e jashtëm. Shahini ka kërkuar nga zyrtarët shtetërorë që të largohen nga përdorimi i këtij termi nga deklaratat e tyre. […]

Shahini kërkon nga qeveritarët që ta shmangin nga diskursi termi luftë: Frikëson investitorët

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin ekonomik.

Ai ka bërë me dije se përmendja e këtij termi frikëson investitorët e jashtëm.

Shahini ka kërkuar nga zyrtarët shtetërorë që të largohen nga përdorimi i këtij termi nga deklaratat e tyre.

“Termi luftë është një frikësim i qytetarëve, i investitorëve dhe është term i vrazhdë për gjithë ata që e përdorin. Ky term do të duhet të hiqet nga përdorimi i krejt zyrtarëve të Kosovës dhe të zëvendësohet me termin e zhvillimit ekonomik të Kosovës së sigurt për investime, të Kosovës me prosperitet dhe në këtë formë ne do të ngritim besimin tek investitorët e huaj, por njëkohësisht edhe siguri në vendin tonë”, ka thënë Shahini për EO.

Ai ka bërë me dije se Kosova është prej vendeve më të sigurta në rajon.

Sipas tij, ky është një fakt që duhet të promovohet dhe jo e kundërta.

“Kosova është vendi më i mbrojtur nga gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë, nga NATO-ja, nga Këshilli i Sigurimit dhe rezoluta 1244 prandaj njerëzit që përdorin termin luftë, konflikt ata janë njerëz të dobët. Kjo i shkon në favor Serbisë e cila gjithmonë edhe në Këshill të Sigurimit thotë se në Kosovë nuk ka siguri për serbët, e asnjë qytetar. Këto terma njëkohësisht i godasin investitorët e huaj që në Kosovë të mos shkojnë se atje mund të ketë luftë dhe askush nuk shkon që të investoj në një vend ku mund të ketë, në thonjëza luftë”, është shprehur ai.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryetari Aleanc Kosovare Bizneseve Shahini Termi Kosov Kosova Sipas Ballkanit Sigurimit Serbis

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryetari Aleanc Kosovare Bizneseve Shahini Termi Kosov Kosova Sipas Ballkanit Sigurimit Serbis

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online