Shala i LDK-së: Ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni dëmtoi rëndë interesin e shqiptarëve

Welcome to Kosova Today

Të mërkurën janë mbajtur zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetarë të shtetit. Në fushatë elektorale Lëvizja Vetëvendosje në krye me kryeministrin e zyrtarë tjerë kanë përkrahur kandidatin e koalicionit VLEN, Arben Taravarin. Ky i fundit ka dalur me vota i dyti pas kandidatit të BDI-së, Bujar Osmani. […]

Shala i LDK-së: Ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni dëmtoi rëndë interesin e shqiptarëve


Të mërkurën janë mbajtur zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut.

Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetarë të shtetit.

Në fushatë elektorale Lëvizja Vetëvendosje në krye me kryeministrin e zyrtarë tjerë kanë përkrahur kandidatin e koalicionit VLEN, Arben Taravarin.

Ky i fundit ka dalur me vota i dyti pas kandidatit të BDI-së, Bujar Osmani.

Lidhur me mbështetjen e Vetëvendosjes për kandidatin e VLEN, ka folur për Front Online , deputeti i LDK-së, Kujtim Shala.

Shalës aspak normale nuk i është dukur ndërhyja e kryeministrit në zgjedhjet në Maqedoni.

Ai e quajti mbështetjen e Kurtit si dëmtues i interesit shqiptarë.

“Mendoj se kjo ishte një ndërhyrje shumë e dëmshme, pamundësoi bashkimin politik dhe dëmtoi rëndë interesin e shqiptarëve. Që kryeministri i një vendi të ndërhyjë në zgjedhjet e një vendi tjetër, nuk është aspak normale”, u shpreh Shala.

Deputeti Shala deklaroi se shqiptarët maqedonas duhet t’i zgjedhin vetë drejtuesit institucionalë.

“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të zgjedhin vetë drejtuesit institucionalë, në bazë të vullnetit të tyre politik”, tha ai.

Për t’ ndihmuar shqiptarët maqedonas, marrëdhëniet politike duhet të kultivohet, vlerëson Shala.

“Për të ndihmuar shqiptarët dhe politikën e tyre, Kosova duhet të kultivojë marrëdhënie të mira me të gjitha subjektet politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut”, përfundoi Shala.

Nga rezultatet e para preliminare që ka publikuar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, në raundin e dytë do të shkojnë dy kandidatët maqedonas, Gordana Siljanovska Davkova nga subjekti politik VMRO-DPMNE si dhe kandidati nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski.

Nga kampi shqiptarë ishin dy kandidatë për president. Bujar Osmani nga Fronti Demokratik dhe Arben Taravari nga Koalicioni VLEN.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Maqedonis Veriut Arben Taravarin Bujar Osmani Lidhur Front Online Kujtim Shala Maqedoni Kurtit Mendoj Deputeti Shqiptar Kosova Komisioni Shtet Zgjedhjeve Maqedonin Gordana Siljanovska Davkova DPMNE Stevo Pendarovski Fronti Demokratik Taravari Koalicioni

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Maqedonis Veriut Arben Taravarin Bujar Osmani Lidhur Front Online Kujtim Shala Maqedoni Kurtit Mendoj Deputeti Shqiptar Kosova Komisioni Shtet Zgjedhjeve Maqedonin Gordana Siljanovska Davkova DPMNE Stevo Pendarovski Fronti Demokratik Taravari Koalicioni

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online