Shala i LDK-së: Udhëheqësit shtetëror të na qartësojnë cilat janë kushtet për anëtarësimin në KiE

Welcome to Kosova Today

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me dërgimin e draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës thotë për Front Online se presidentja, kryeministri, por edhe kryeparlamentari duhet të qartësojnë se cilat janë kushtet dhe se a janë shtuar kërkesa të reja. “Mendoj se Presidentja dhe, sidomos, Kryeministri duhet të qartësojnë se […]

Shala i LDK-së: Udhëheqësit shtetëror të na qartësojnë cilat janë kushtet për anëtarësimin në KiE


Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me dërgimin e draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës thotë për Front Online se presidentja, kryeministri, por edhe kryeparlamentari duhet të qartësojnë se cilat janë kushtet dhe se a janë shtuar kërkesa të reja.

“Mendoj se Presidentja dhe, sidomos, Kryeministri duhet të qartësojnë se cilat janë kushtet dhe se cilat do të ishin pasojat e mospërmbushjes së tyre. Ata të dy dhe kryetari i Kuvendit kanë bërë zotime të përbashkëta, prandaj duhet të sqarojnë se a janë të mjaftueshme zotimet e tyre apo u janë shtuar edhe kërkesa të tjera. Nga sa kemi parë, vende të rëndësishme, si Gjermania dhe Franca, kanë kërkuar të ndërmerren hapa konkret për miratimin e draft statusit të Asociacionit, vërtetë të autonomisë politike territoriale të serbëve të Kosovës”, tha Shala për Front Online.

Dhe në rast të mosanëtarësimit të Kosovës në KiE, Shala thotë se procesi i anëtarësimit do të shtyhet për së paku një vit.

“Nëse Kosova nuk do të anëtarësohet tani në Këshillin e Evropës, anëtarësimi do të shtyhet për së paku një vit”, tha ai.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kujtim Shala Lidhja Demokratike Kosov Asociacionit Evrop Front Online Mendoj Presidentja Kryeministri Kuvendit Gjermania Franca Kosova

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kujtim Shala Lidhja Demokratike Kosov Asociacionit Evrop Front Online Mendoj Presidentja Kryeministri Kuvendit Gjermania Franca Kosova

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online