Shala: Qeveria po e përgatitë terrenin për rritjen e çmimit të energjisë, goditje e rëndë për ekonominë

Deputeti i rizgjedhur i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar Qeverinë për mundësinë e një rritjeje të çmimit të energjisë në muajin që vjen. Ai ka thënë se është afati kohor ligjor për shqyrtimin e tarifave dhe se institucionet e shtetit duhet të përgatiten për këtë fazë. “Është afati kohor ligjor i shikimit të tarifave dhe

Shala: Qeveria po e përgatitë terrenin për rritjen e çmimit të energjisë, goditje e rëndë për ekonominë


Deputeti i rizgjedhur i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar Qeverinë për mundësinë e një rritjeje të çmimit të energjisë në muajin që vjen.

Ai ka thënë se është afati kohor ligjor për shqyrtimin e tarifave dhe se institucionet e shtetit duhet të përgatiten për këtë fazë.

“Është afati kohor ligjor i shikimit të tarifave dhe institucionet e shtetit duhet të parapërgatiten për këtë fazë. Nga ajo që shihet, qeveria në shkurt e ka përgatitë terrenin për një rritje të çmimit të energjisë për muajin që vjen e kjo s’do duhej të ndodhte”, shprehet Shala.

Ai ka akuzuar Qeverinë për vazhdimin e logjikës së keqqeverisjes në sektorin energjetik.

“Goditje e rëndë për ekonominë dhe konsumatorin, logjika e keqqeverisjes në sektorin energjetik po vazhdon ende”, deklaroi Shala për “Front Online”.