Shalli i Rugovës i dhurohet Sali Berishës
Ish-Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka marrë një dhuratë të veçantë nga Adnan Merovci, ish-bashkëpunëtor i afërt i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Shalli i Rugovës, i cili ka pasur një rëndësi simbolike për historinë e Kosovës, tani i takon Berishës. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha e ka cilësuar këtë dhuratë si

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka marrë një dhuratë të veçantë nga Adnan Merovci, ish-bashkëpunëtor i afërt i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Shalli i Rugovës, i cili ka pasur një rëndësi simbolike për historinë e Kosovës, tani i takon Berishës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha e ka cilësuar këtë dhuratë si “më prekësen e jetës së tij”.
Ai shprehu mirënjohjen për Merovcin dhe theksoi se ky ishte një moment i paharrueshëm për të.
“Dhurata më prekëse e jetës sime. Adnan Merovci, bashkëpunëtori i presidentit Rugova, më dhuroi shallin e mikut tim të pavdekshëm. Kjo ishte dhurata më prekëse e jetës sime. Faleminderit shumë Adnan”, shkroi Berisha në Facebook.