Shaqiri, po e udhëheq Baselin drejt dy trofeve
Rikthimi i Xherdan Shaqirit te Baseli ka qenë një bast i fituar në të dyja anët The post Shaqiri, po e udhëheq Baselin drejt dy trofeve appeared first on Albinfo.

Xherdan Shaqiri po kalon në formë jetësore në moshën 33 vjeçare.
Rikthimi i tij nga SHBA në Superligën zvicerane, duket se ka qenë i qëlluar.
Xherdani u rikthye te ‘shtëpia e tij’ në Basel, ku u formua si lojtar dhe ku u bë i njohur, shkruan albinfo.ch.
Basel po dominonte me Shaqirin dhe Granit Xhakën, por në vitet i munguan trofetë.
Por, Shaqiri me rikthimin e tij, duket se do t’i kthejë edhe trofetë.
Shaqiri udhëhoqi Baselin drejt finales së Kupës së Zvicrës. Në finale, më 1 qershor në Bernë, Baseli përballet me skuadrën Biel-Bienne, që garon në kategorinë e tretë.
Baseli është lider në Superligën zvicerane me gjashtë pikë më shumë se vendi i dytë, derisa do të zhvillohen edhe pesë xhiro nga faza e fundit.
Shaqiri është golashënuesi më i mirë me 14 gola dhe asistuesit më i mirë në ligë me 17 asistime.
Ai është favoriti kryesor për tu zgjedhur Lojtari më i mirë i vitit në Zvicër.
The post Shaqiri, po e udhëheq Baselin drejt dy trofeve appeared first on Albinfo.