“SHBA, armët më të mira në botë”/ Trump: Jo vetëm për izraelitët, por edhe për palestinezët makthit i erdhi fundi

Të 20 pengjet e mbetura në Gaza janë liruar nga Hamasit dhe janë kthyer në Izrael pas dy vitesh lufte. Presidenti Donald Trump iu drejtua parlamentit të Izraelit, duke thënë se të gjitha pengjet do të kthehen, ndërsa theksoi se tashmë jo vetëm për izraelitët, por edhe për palestinezët makthit i erdhi fundi. “Kemi ndërtuar armët më [...]Read More...

“SHBA, armët më të mira në botë”/ Trump: Jo vetëm për izraelitët, por edhe për palestinezët makthit i erdhi fundi

Të 20 pengjet e mbetura në Gaza janë liruar nga Hamasit dhe janë kthyer në Izrael pas dy vitesh lufte.

Presidenti Donald Trump iu drejtua parlamentit të Izraelit, duke thënë se të gjitha pengjet do të kthehen, ndërsa theksoi se tashmë jo vetëm për izraelitët, por edhe për palestinezët makthit i erdhi fundi.

“Kemi ndërtuar armët më të mira në botë, dhe po u japim edhe Izraelit. Por gjithashtu duhen njerëz që dinë të përdorin armën tona, dhe ju i përdorët mirë ato. Teksa festojmë sot le të kujtojmë se si ky tmerr filloi. Dy vite më parë, mijëra qytetarë izraelitë u sulmuan nga terroristë në aktin më të tmerrshme të vrasjes së hebreve që prej holokaustit dhe tronditi themelin e zemrave të botës. SHBA, ne vajtuam…Për të gjithë njerëzit e izraelit, mbajmë të njëjtat vlera, “mos harroni dhe asnjëherë më nuk do të ndodhë”. Që nga 7 tetori e deri këtë javë, Izraeli ka qenë në luftë duke duruar tmerre…Më në fund jo vetëm për Izraelitët, por edhe për palestinezët dhe shumë të tjerë makthi më në fund ka mbaruar”, tha ai.

/abcnews.al/