SHBA/ Avioni përplaset me helikopterin ushtarak dhe bien në lumë, raportohet për të vdekur
Një avion me 64 persona në bord u përplas të mërkurën me një helikopter ushtarak me tre ushtarë në Aeroportin Kombëtar Ronald Reagan pranë Uashingtonit, dhe më pas ranë në lumë. Sipas CBS News, e cila citon një zyrtar, të paktën 18 trupa janë gjetur deri tani, ndërsa asnjë i mbijetuar nuk është gjetur. Avioni [...]Read More...

Një avion me 64 persona në bord u përplas të mërkurën me një helikopter ushtarak me tre ushtarë në Aeroportin Kombëtar Ronald Reagan pranë Uashingtonit, dhe më pas ranë në lumë.
Sipas CBS News, e cila citon një zyrtar, të paktën 18 trupa janë gjetur deri tani, ndërsa asnjë i mbijetuar nuk është gjetur.
Avioni ishte nisur nga Wichita, Kansas dhe po afrohej për ulje kur ndodhi përplasja.
Helikopteri ishte në një fluturim stërvitor me një ekuipazh prej tre personash, me bazë në Fort Belvoir në Virxhinia.
BREAKING:
New video shows the moment a plane collided with a helicopter while landing at Ronald Reagan National Airport in Washington DC.
A search for survivors in the Potomac River is ongoing
— Visegrád 24 (@visegrad24) January 30, 2025
vijon…