SHBA: Bisedimet në Arabinë Saudite duhet të përcaktojnë se çfarë mund të bëhet për të ndaluar luftën
Bisedimet e ardhshme midis zyrtarëve rusë dhe amerikanë në Arabinë Saudite duhet të përcaktojnë se çfarë mund të bëhet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Tammy Bruce. Ajo u tha gazetarëve në Riad se takimi, i cili do të përfshijë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, [...]Read More...

Bisedimet e ardhshme midis zyrtarëve rusë dhe amerikanë në Arabinë Saudite duhet të përcaktojnë se çfarë mund të bëhet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Tammy Bruce.
Ajo u tha gazetarëve në Riad se takimi, i cili do të përfshijë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Walz dhe të dërguarin për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, është një hap për të përcaktuar nëse rusët janë seriozë për bisedimet e paqes, raporton Reuters.
“Ky është një vazhdim i bisedës fillestare midis (Presidentit rus Vladimir) Putin dhe (Presidentit të SHBA Donald) Trump nëse ky hap është i mundur, cilat janë interesat dhe nëse mund të menaxhohet”, tha Bruce.
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio është planifikuar të takohet me zyrtarë rusë në Arabinë Saudite dhe në takim do të marrin pjesë edhe këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, Mike Walz dhe i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.
Moska ka konfirmuar se ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe ndihmësi i presidentit rus Yuri Ushakov po nisen për në Riad./abcnews.al