SHBA/ Departamenti i Drejtësisë kërkon pushimin e çështjes penale ndaj kryebashkiakut të New York-ut

Departamenti Amerikan i Drejtësisë u ka kërkuar prokurorëve që të heqin dorë nga çështja e korrupsionit kundër kryetarit të bashkisë së Neë York-ut, Eric Adams, sipas BBC. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm në detyrë Emil Bove, i cili u emërua nga Donald Trump, udhëzoi prokurorët federalë në Distriktin Jugor të Neë York-ut të heqin të gjitha [...]Read More...

SHBA/ Departamenti i Drejtësisë kërkon pushimin e çështjes penale ndaj kryebashkiakut të New York-ut

Departamenti Amerikan i Drejtësisë u ka kërkuar prokurorëve që të heqin dorë nga çështja e korrupsionit kundër kryetarit të bashkisë së Neë York-ut, Eric Adams, sipas BBC.

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm në detyrë Emil Bove, i cili u emërua nga Donald Trump, udhëzoi prokurorët federalë në Distriktin Jugor të Neë York-ut të heqin të gjitha akuzat.

Në një memorandum, Bove tha se vendimi për të hedhur poshtë akuzat u mor pa një vlerësim të provave të prokurorisë dhe nuk kishte për qëllim të vinte në dyshim avokatët që ngritën çështjen.

Sipas tij, çështja mund të rishikohet përsëri pas zgjedhjeve për kryebashkiak të nëntorit 2025, por thotë se nuk duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm hetimor deri atëherë. Në memorandum, gjithashtu pretendohet se Adams ishte gjithashtu në shënjestër të departamentit gjatë presidencës së Joe Biden.

Adams akuzohet se ka pranuar fonde dhe dhurata të paligjshme nga biznesmenë turq në këmbim të ndikimit të tij si kryetar bashkie. Ai u deklarua i pafajshëm për pesë akuza për ryshfet, komplot dhe shkelje të financimit të fushatës në shtator./abcnews.al