SHBA dhe Ukraina afër finalizimit të marrëveshjes për mineralet

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olha Stefanishyna ka deklaruar se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në “fazën përfundimtare të negociatave” për një marrëveshje mineralesh. Presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky në fillim nuk pranoi në fillim të muajit marrëveshjen që do t’i jepte SHBA-së qasje në mineralet e Ukrainës, në këmbim të mbështetjes ushtarake të […] The post SHBA dhe Ukraina afër finalizimit të marrëveshjes për mineralet appeared first on Albinfo.

SHBA dhe Ukraina afër finalizimit të marrëveshjes për mineralet

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olha Stefanishyna ka deklaruar se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në “fazën përfundimtare të negociatave” për një marrëveshje mineralesh.

Presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky në fillim nuk pranoi në fillim të muajit marrëveshjen që do t’i jepte SHBA-së qasje në mineralet e Ukrainës, në këmbim të mbështetjes ushtarake të SHBA-së, raporton BBC.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stefanishyna ka thënë se ekipet ukrainase dhe amerikane janë në fazën përfundimtare të negociatave në lidhje me marrëveshjen për mineralet, transmeton albinfo.ch.

“Negociatat kanë qenë shumë konstruktive, me pothuajse të gjitha detajet kryesore të finalizuara. Ne jemi të përkushtuar që këtë ta plotësojmë shpejt për të vazhduar me nënshkrimin e saj. Shpresojmë që udhëheqësit e SHBA-së dhe Ukrainës ta nënshkruajnë dhe ta miratojnë atë në Uashington sa më shpejt të jetë e mundur, për të shfaqur angazhimin tonë për dekadat e ardhshme,” ka shkruar ajo.

The post SHBA dhe Ukraina afër finalizimit të marrëveshjes për mineralet appeared first on Albinfo.