SHBA-ja sanksione të reja për bashkëpunëtorët dhe familjarët e Dodikut

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të premten sanksione kundër pesë individëve dhe një kompanie, të cilët i kanë ndihmuar presidentit të entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska (RS), Millorad Dodik, dhe familjes së tij, të pasurohen në kurriz të popullit. Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi gjithashtu se ka vendosur sanksione edhe kundër tetë [...]Read More...

SHBA-ja sanksione të reja për bashkëpunëtorët dhe familjarët e Dodikut

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të premten sanksione kundër pesë individëve dhe një kompanie, të cilët i kanë ndihmuar presidentit të entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska (RS), Millorad Dodik, dhe familjes së tij, të pasurohen në kurriz të popullit.

Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi gjithashtu se ka vendosur sanksione edhe kundër tetë individëve që organizuan festimin e ditës antikushtetuese të këtij entiteti në fillim të këtij muaji.

Zyra amerikane për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) tha në një komunikatë se i ka futur në listën e zezë Pavlo Çoroviqin, (bashkëshortin e vajzës së Dodikut, Goricës), Radmila Bojaniqin, Nemanja Reljinin, Sinisha Dodikun dhe Marko Gujançiqin, për shkak se i kanë ndihmuar Dodikut dhe familjes së tij të pasurohen.

Për organizimin e festimit të ditës antikushtetuese të RS-së, sipas udhëzimeve të Dodikut, u vendosën sanksione ndaj ministrit të Punëve të Brendshme të këtij entiteti, Sinisha Karan, shefit të kabinetit të Dodikut, Danijelo Dragiçeviq, shefit të Protokollit të RS-së, Goran Rakoviq, sekretarit të Përgjithshëm të RS-së Dalibor Paniq, drejtoreshës së Radios dhe Televizionit të RS-së, Dijana Milankoviq, presidentit të Gjykatës Kushtetuese RS-së, Gerard Selman, presidentit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të RS-së, Rajko Kuzmanoviq, dhe shefit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit të RS-së, Goran Filipoviq.

Republika Sërpska, e shënoi më 9 janar me një paradë në rrugët e Banjallukës ditën e saj, të cilën Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e ka shpallur tri herë jokushtetuese.