SHBA kërcënon me “Starlink”: Ukraina të pranojë marrëveshjen për mineralet ose ndërpritet internet
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar presionin e tyre ndaj Ukrainës që të nënshkruajnë një marrëveshje për mineralet me vlerë të Kievit, duke e kërcënuar atë së në rast të mos arritjes së kësaj marrëveshje do të ketë shkëputje të shërbimit të internetit nga kompania Starlink e Elon Musk në Ukrainë. Agjencia e lajmeve [...]Read More...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar presionin e tyre ndaj Ukrainës që të nënshkruajnë një marrëveshje për mineralet me vlerë të Kievit, duke e kërcënuar atë së në rast të mos arritjes së kësaj marrëveshje do të ketë shkëputje të shërbimit të internetit nga kompania Starlink e Elon Musk në Ukrainë.
Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se ka qene i derguari i Trump Keith Kellog që vizitoi përgjatë kësaj jave Kievin që ka lëshuar një paralajmërim të tillë ndaj Presidentit Ukrainas Volodymir Zelensky.
Satelitët Starlink që ofrojnë shërbimin e Internetit për vendin e Europës lindore që prej nisjes së luftës tri vite më parë janë konsideruar jetik jo vetëm për qytetarët por gjithashtu edhe për ushtarët në frontin e betejës. Kievi e ka konsideruar Starlink si yllin e tyre polar pasi në nisje të luftës në shkurt të vitit 2022 sulmet ruse shkatërruan rrjetet e telekomunikacionit.
Interneti që i është ofruar Ukrainës nga kompania e Elon Musk ka ndihmuar ushtarët në frontin e betejës që të drejtojnë dronët e tyre ushtarët për të goditur objektiva jo vetëm në front, por edhe jashtë kufirit. Pertej internetit, Starlink eshte perdorur per t’i ofruar Ukraines gjithashtu edhe te dhena te rendesishme me pamje satelitore nga fronti i betejes per te menaxhuar sulmet e armikut. Tarifa ndaj kompanise Starlink per sherbimin e saj ndaj Ukraines jane paguar deri me tani nga SHBA, Polonia dhe vende te tjera Europiane. Në shtator të vitit 2022 Elon Musk kishte kërcënuar me kufizim të internetit të ofruar nga Starlink në Ukrainë duke pretenduar se satelitët e kompanisë së tij po keqpërdoreshin por më pas mosmarrëveshjet u zgjidhën dhe inteneti për Ukrainën vijoi.
Zelensky ka refuzuar kërkesën e administratës së Donald Trumpit për 500 miliardë dollarë vlerë në minerale të rralla nga Ukraina për të paguar ndihmën e marrë gjatë luftës, duke deklaruara se SHBA-ja nuk ka ofruar garanci specifike të sigurisë pas perfundimit te lufes. Ky refuzim i Zelenskyt pershkallezoi pergjate kesaj jave marredheniet mes Kievi dhe Washingtonit me Trump qe e quajti Presidentin Ukrainas nje dictator dhe nje udheheqes qe po qendron ne pushtet pa vullnetin e popullit./abcnews.al