SHBA, kriminelë me pranga në El Salvador/ Deportohen 250 venezuelianë të rrezikshëm, të lidhur këmbë e duar
250 anëtarëvet e bandave Venezueliane që u dëbuan të dielën nga Shtetet e Bashkuara drejt El Salvadorit. Me këmbët dhe duart e lidhura me zinxhirë dhe të venosur në rresht për një, anëtarët e bandës Venezueliane “Tren de Aragua” dhe ato të bandës Venezueliane MS13 u ndanë në qelitë e tyre në Burgun e Mbajtjes [...]Read More...

250 anëtarëvet e bandave Venezueliane që u dëbuan të dielën nga Shtetet e Bashkuara drejt El Salvadorit.
Me këmbët dhe duart e lidhura me zinxhirë dhe të venosur në rresht për një, anëtarët e bandës Venezueliane “Tren de Aragua” dhe ato të bandës Venezueliane MS13 u ndanë në qelitë e tyre në Burgun e Mbajtjes së Terroristëve, një Burg i ndërtuar së fundmi në El Salvador ky që ka kapacitet të mbajë 40 mijë persona. Presidenti i El Salvandorit shkroi në rrjetet Sociale se ky operacion përfundoi me sukses ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe vendi i Amerikës Qendrore kanë arritur një marrëveshje që Washingtoni të transferojë emigrantët më të rrezikshëm në këtë burg.
Administrata e Donald Trump dëboi këto emigrantë ilegal të dënuar në El Salvador pavarësisht urdhërit të një gjykatësi federal që ndaloi përkohësisht këto dëbime. Emigrantët u deportuan pasi Trump vendosi ne Fuqi Aktin e Armiqve të huaj të vitit 1798, i cili është përdorur vetëm tre herë në historinë e SHBA.
Ligji, i përdorur gjatë Luftërave I dhe II Botërore dhe Luftës së vitit 1812, kërkon që një president të deklarojë se Shtetet e Bashkuara janë në luftë, duke i dhënë atij fuqi të jashtëzakonshme për të ndaluar ose larguar të huajt që përndryshe do të kishin mbrojtje sipas ligjeve të imigracionit ose penale. Ajo u përdor për herë të fundit për të justifikuar ndalimin e civilëve japonezo-amerikanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt teksa komentoi ndalesën e Gjykatës për dëbimin e këtyre emigrantëve deklaroi se një Gjykatës i Vetëm nuk mund të ndalë vullnetin e Presidentit dhe Popullit Amerikan. Leavitt Deklaroi se Gjykatat nuk kanë juridiksion mbi të drejtat e presidentit Amerikan për të dëbuar terroristë të ndryshëm nga vendi./abcnews.al