SHBA, miratohet prokurorja e përgjithshme/ Senati voton kandidaturën e përzgjedhur nga Trump, Pam Bondi
Me 54 vota pro dhe 46 vota kundër, Senati Amerikan miratoi Pam Bondi të nominuarën e Donald Trump në rolin e Prokurores së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë post të rëndësishëm ish prokurorja e Përgjithshme e Shtetit të Floridës pritet të ndihmojë Kreun e Shtëpisë së Bardhë të forcojë kontrollin e [...]Read More...

Me 54 vota pro dhe 46 vota kundër, Senati Amerikan miratoi Pam Bondi të nominuarën e Donald Trump në rolin e Prokurores së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë post të rëndësishëm ish prokurorja e Përgjithshme e Shtetit të Floridës pritet të ndihmojë Kreun e Shtëpisë së Bardhë të forcojë kontrollin e tij mbi Departmanetin Amerikan të Drejtesisë që së fundmi është përballur me shkurtime masive nga puna, përfshirë këtu prokurorë dhe Agjentë të FBI-së që hetuan Donald Trump mbi trazirat e 6 Janarit në Capitol Hill.
Senatori Demokrat John Fetterman iu bashkua 53 republikanëve që votuan pro Pam Bondit duke thënë se ai besonte se 59 vjecarja ishte e kualifikuar për këtë rol.
Në séancen e saj dëgjimore përballë senatit përballë senatit, Pam Bodi deklaroi se ajo do të punonte për të zhdukur politizimin e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, për të vendosur besimin dhe integritetin tek ky institucion ndërsa shtoi se të gjithë do duhet të ishin të barabartë përballë ligjit. Donald Trump kishte deklaruar përgjatë fushatës së tij presidenciale se Demokratët kishin armatosur Sisitemin Amerikan të Drejtësisë kundrejt tij.
Në rolin e prokurores së përgjithshme në Departametin Amerikan të Drejtësisë Pam Bondi pritet të mbikqyr gjithashtu edhe FBI-në amerikane dhe Byronë e Alkoolit, Duhanit , Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëe.
Pam Bondi ishte zgjedhja e dytë e Donald Trump për të marrë rolin e Prokurorit të përgjithshëm pas dorëheqjes së ish kongresmetit të Floridës Mat Geats nga ky nominim, pasi nuk kishte mbështetjen e Senatit.