SHBA/ Nipi i John F. Kennedy në administratën Trump

Komiteti i Financave i Senatit Amerikan i dha dritën jeshile nominimit të Robert Kennedy Jr. për postin e Sekretarit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, dhe tani Senati i plotë do të mblidhet këtë javë për konfirmimin përfundimtar të emërimit të tij. Nominimi i Kenedit u miratua me 14 vota pro dhe 13 kundër, me të [...]Read More...

SHBA/ Nipi i John F. Kennedy në administratën Trump

Komiteti i Financave i Senatit Amerikan i dha dritën jeshile nominimit të Robert Kennedy Jr. për postin e Sekretarit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, dhe tani Senati i plotë do të mblidhet këtë javë për konfirmimin përfundimtar të emërimit të tij.

Nominimi i Kenedit u miratua me 14 vota pro dhe 13 kundër, me të gjithë senatorët në Komitet që ishin në linjën e partisë.

Seanca dyditore e Robert Kennedy Jr. përpara Komitetit për të shqyrtuar kandidaturën e tij ishte plot tensione dhe kundërshtime nga demokratët, të cilët e akuzuan atë për qëndrimet e tij të diskutueshme, kryesisht qëndrimin e tij kundër vaksinave.

Organizatat shëndetësore, anëtarët e familjes së ministrit të ardhshëm dhe ekipet editoriale të Wall Street Journal dhe New York Post janë shprehur gjithashtu kundër miratimit të kandidaturës së tij, ku të gjithë thonë se Robert Kennedy Jr. nuk është i përshtatshëm për këtë pozicion.

Nëse konfirmohet si Sekretar i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, 70-vjeçari Kennedy Jr. i cili nuk ka përvojë në shëndetësi, do të drejtojë një agjenci federale me më shumë se 80,000 punonjës, përgjegjëse për shëndetin e më shumë se 340 milionë amerikanëve./abcnews.al