SHBA paralajmëron ata që mbajnë viza amerikane: Kush nuk i zbaton rregullat dëbohet! 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë të ditur se kontrolli ndaj mbajtësve të vizave amerikane do të vijojë në mënyrë të vazhdueshme, edhe pas përfundimit të procesit të pajisjes me vizë. Në një njoftim zyrtar të publikuar në faqen e saj në Facebook, ambasada thekson angazhimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për […] The post SHBA paralajmëron ata që mbajnë viza amerikane: Kush nuk i zbaton rregullat dëbohet!  appeared first on Albinfo.

SHBA paralajmëron ata që mbajnë viza amerikane: Kush nuk i zbaton rregullat dëbohet! 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë të ditur se kontrolli ndaj mbajtësve të vizave amerikane do të vijojë në mënyrë të vazhdueshme, edhe pas përfundimit të procesit të pajisjes me vizë.

Në një njoftim zyrtar të publikuar në faqen e saj në Facebook, ambasada thekson angazhimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të garantuar sigurinë dhe integritetin, përmes politikave më rigoroze të kontrollit, transmeton albinfo.ch.

“Procesi i kontrollit nuk përfundon me lëshimin e vizës. Ne vijojmë të monitorojmë të gjithë mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata respektojnë ligjet dhe rregullat e emigracionit në SHBA. Nëse konstatojmë shkelje, vizat do t’u anulohen dhe ata do të dëbohen,” thuhet në njoftimin zyrtar.

 

 

The post SHBA paralajmëron ata që mbajnë viza amerikane: Kush nuk i zbaton rregullat dëbohet!  appeared first on Albinfo.