SHBA-Rusi, pa dakordësi/ Nuk publikohet deklaratë e përbashkët pas negociatave në Riad
Pas 12 orësh bisedime në Riad të Arabisë Saudite, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar publikimin e një deklarate të përbashkët mbi përparimin që u arrit në këto bisedime. Deklarata e paralajmëruar për këtë të martë në fakt nuk u publikua kurrë dhe sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare dicka e tillë lidhet me [...]Read More...

Pas 12 orësh bisedime në Riad të Arabisë Saudite, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar publikimin e një deklarate të përbashkët mbi përparimin që u arrit në këto bisedime. Deklarata e paralajmëruar për këtë të martë në fakt nuk u publikua kurrë dhe sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare dicka e tillë lidhet me faktin se Moska dhe Washingtoni kanë ende qëndrime të ndryshme sa I përket arritjes së një marrëveshje armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë. Kremlini deklaroi këtë të martë se palët po analizojnë rezultatet e bisedimeve të një dite më parë.
Mediat ndërkombëtare raportuan një ditë më parë se ceshtja e armëpushimit në Detin e Zi ishte çështja kryesore e diskutimeve. Ministri I Jashtëm Rus Sergei Lavrov deklaroi këtë të martë se Moska do të ishte e gatshme të arrinte një marrëveshje të re për sigurinë e transportit detare në Detin e Zi vetëm nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikvs do të urdhëronin presidentin Ukrainas Zelensky që ta respektonte atë. Sipas Lavrov ky urdhër nga Amerika do të ishte garancia që Rusia po kërkon. Lavrov u shpreh se ai beson që partnerët Amerikanë e kanë marrë një sinjal të tillë ndersa shtoi se Washingtoni mund te ndihmoje Moskën qe te ndal sulmet nga Ukraina qe ai I quajti terroriste ndaj infrastructures civive dhe infrastrukutres energjitike.
Kjo qasje e Lavrov kete të martë vjen pasi një ditë më parë mediat ndërkombëtare raportuan se Rusia kishte kërkuar lehtësimin e sanksioneve amerikane dhe atyre perëndimore në mënyrë që të lejonte armëpushim në Detin e Zi. Nje marreveshje e tille do te lejonte lehtesim ne qarkullimin e anijeve që do të transportonin grurin Ukrainas në Europë.
Këtë të martë delegaconi Amerikan vijoi bisedimet për arritjen e një marrëveshje paqeje me Delegacionin Ukrainas. Kievi zyrtar tha se detajet mbi këto bisedime do të zbulohen më vonë.
Ukraina deklaroi se këtë të martë Rusia kishte shënjestruar qytetet e saj me më shumë se 139 dronë dhe nje rakete balisitike ndërsa pretendoi se kishte vrarë 30 ushtarë rus në rajonin e Kurskut./abcnews.al