SHBA u bën thirrje shqiptarëve të kenë kujdes nga mashtruesit e vizave

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që synojnë të aplikojnë për vizë për të udhëtuar drejt SHBA-së, që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin çdo formë mashtrimi gjatë procesit të aplikimit. “Mos u besoni personave apo agjencive që pretendojnë se mund t’ju sigurojnë vizë […] The post SHBA u bën thirrje shqiptarëve të kenë kujdes nga mashtruesit e vizave appeared first on Albinfo.

SHBA u bën thirrje shqiptarëve të kenë kujdes nga mashtruesit e vizave

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që synojnë të aplikojnë për vizë për të udhëtuar drejt SHBA-së, që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin çdo formë mashtrimi gjatë procesit të aplikimit.

“Mos u besoni personave apo agjencive që pretendojnë se mund t’ju sigurojnë vizë në këmbim të pagesës. Qëllimi i tyre është përfitimi financiar, jo ofrimi i këshillave të sakta,” thuhet në njoftimin e Ambasadës të publikuar në rrjetet sociale, transmeton albinfo.ch.

Ambasada thekson gjithashtu se çdo informacion i pasaktë apo i rremë i paraqitur në aplikim – edhe nëse është plotësuar nga një agjenci – bie mbi përgjegjësinë e vetë qytetarit.

“Një aplikim i tillë mund të refuzohet dhe çdo vizë ekzistuese mund të anulohet. Kurseni paratë dhe shmangni rreziqet – ne ofrojmë informacion falas për mënyrën e plotësimit të aplikimit tuaj,” përfundon njoftimi, i shoqëruar me një lidhje zyrtare për udhëzime të detajuara.

 

The post SHBA u bën thirrje shqiptarëve të kenë kujdes nga mashtruesit e vizave appeared first on Albinfo.