SHBA vret liderin e ISIS/ Drejtonte operacionet terroriste dhe financat e grupit

Forcat amerikane, në bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë së Irakut, kanë vrarë një nga drejtuesit më të lartë të grupit terrorist ISIS në një sulm ajror në perëndim të Irakut, sipas asaj që konfirmuan zyrtarët e të dy shteteve. Kryeministri I Irakut konfirmoi vrasjen e Abdallah Makki Muslih al Rifai, i njohur me [...]Read More...

SHBA vret liderin e ISIS/ Drejtonte operacionet terroriste dhe financat e grupit

Forcat amerikane, në bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë së Irakut, kanë vrarë një nga drejtuesit më të lartë të grupit terrorist ISIS në një sulm ajror në perëndim të Irakut, sipas asaj që konfirmuan zyrtarët e të dy shteteve.

Kryeministri I Irakut konfirmoi vrasjen e Abdallah Makki Muslih al Rifai, i njohur me nofkën “Abu Khadijah”, duke e cilësuar atë si “zëvendës kalifin” e ISIS-it dhe “një nga terroristët më të rrezikshëm në Irak dhe në botë”.

Shtabi Qendror i  ushtrise Amerikane njoftoi se Abu Khadijah, i cili mbante titullin “Udhëheqësi Global i Operacioneve dhe Emiri i Komitetit të Deleguar të ISIS-it”, u eliminua së bashku me një tjetër operativ të ISIS-it në një sulm të saktë ajror të enjten në provincën Al Anbar të Irakut. Shtepia e Bardhe dhe Presidenti Amerikan publuikuan gjithashtu pamje te ketij operacioni.

Sipas deklaratës të Shtabit Qëndror të  ushtrise Amerikane , trupat amerikane dhe irakiane gjetën trupat e dy terroristëve në vendin e sulmit, të pajisur me jelekë vetëvrasës të paaktivizuar dhe të armatosur me disa armë. Identifikimi i Abu Khadijah u bë përmes një përputhjeje të ADN-së nga një operacion i mëparshëm, ku ai kishte arritur të shpëtonte ngushtësisht.

Si një nga drejtuesit kryesorë të ISIS-it në Irak dhe Siri, Abu Khadijah ishte përgjegjës për operacionet, logjistikën dhe planifikimin e aktiviteteve terroriste në nivel global. Ai gjithashtu menaxhonte një pjesë të madhe të financave të grupit.

Në një postim në platformën X, kryeministri irakian al-Sudani deklaroi se “irakianët vazhdojnë fitoret e tyre mbresëlënëse kundër forcave të errësirës dhe terrorizmit.”

ISIS, që dikur kontrollonte pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë, ka pësuar humbje të mëdha pas ndërhyrjes së koalicionit të udhëhequr nga SHBA. Megjithatë, grupi vazhdon të jetë aktiv në dhjetera vende  dhe ka frymëzuar sulme terroriste në Evropë dhe Rusi në vitet e fundit. Sulmi më i rëndë i ISIS-it në vitin 2024 ishte masakra në një qendër tregtare në Moskë, ku humbën jetën të paktën 150 persona dhe mbi 500 të tjerë u plagosën.

Zyrtarët amerikanë shprehin shqetësimin se pasojat e luftës civile në Siri mund t’i krijojnë ISIS-it mundësi për të zgjeruar praninë e tij në zonat e largëta shkretinore dhe për të rifituar një bazë në Irak.

/ abcnews.al