Shefi i EULEX-it: Prehu në paqe, Baca Bajram! Ne do ta mbajmë gjallë trashëgiminë tënde!
Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Drejtorit të Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkinit. Barbano tha se ata do ta mbajnë të gjallë trashëgiminë e Qerkinit udke mbështetur institucionet përkatëse për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. “Prehu në paqe – Baca Bajram. Jemi thellësisht të

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Drejtorit të Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkinit.
Barbano tha se ata do ta mbajnë të gjallë trashëgiminë e Qerkinit udke mbështetur institucionet përkatëse për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
“Prehu në paqe – Baca Bajram. Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Drejtorit të Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkini”, ka shkruar Barbano në Facebook.
“Përmes punës së tij të palodhur, ai luftoi për të vërtetën, duke kërkuar llogari nga të gjitha institucionet dhe duke u dhënë zë familjeve të gjithë personave të zhdukur, pavarësisht nga rrethanat e zhdukjes së tyre, përkatësisë së tyre etnike, fetare apo kombëtare apo çfarëdo karakteristike tjetër”.
“Ne do ta mbajmë të gjallë trashëgiminë e Bajramit duke e mbështetur Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe institucionet e tjera përkatëse në përpjekjet për ta zbardhur fatin e personave të zhdukur”.