Shefi i Zyrës së BE-së flet me liderët e partive për hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar të martën veç e veç me liderët e partive në Kosovë. Ai ka bërë të ditur se këto takime janë mbajtur për të diskutuar hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve. “Zhvilluam takime të veçanta me Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn […] The post Shefi i Zyrës së BE-së flet me liderët e partive për hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve appeared first on Albinfo.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar të martën veç e veç me liderët e partive në Kosovë.
Ai ka bërë të ditur se këto takime janë mbajtur për të diskutuar hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve.
“Zhvilluam takime të veçanta me Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn për të diskutuar hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve. Theksova se shumica dërrmuese e njerëzve në Kosovë aspirojnë të anëtarësohen në BE. Qeveria e re duhet të ndjekë në mënyrë aktive reformat për ta realizuar këtë”, ka shkruar Orav në platformën “X”.
The post Shefi i Zyrës së BE-së flet me liderët e partive për hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve appeared first on Albinfo.